Ndeshja më e keqe e karrierës

by admin
Spread the love

Napoli po kalon një periudhë të vështirë.

Humbja 0-4 përballë Frosinones në Kupën e Italisë tronditi kampionët e Italisë.

Të cilët u thyen edhe nga Roma 2-0 në Serie A më pas.

Kapiteni i Napolit, Giovanni Di Lorenzo dëshiron ta harrojë sa më shpejt disfatën historike me “poker” përballë skuadrës së Di Francescos.

“Nuk fjeta fare pas humbjes me Frosinonen, nuk më zuri gjumi. Ishte një ndeshje e tmerrshme, më e keqja në karrierë.

Por, ne duhet ta harrojmë dhe të shohim përpara”, thekson mbrojtësi i djathtë, i cili komenton edhe shortin ndaj Barcelonës në Champions League.

“Do të japim maksimumin tonë me objektivin për të siguruar kualifikimin në çerekfinale”, theksoi Di Lorenzo, një nga futbollistët më të mirë të Napolit.

You may also like