Ndeshja e festës së madhe, tifozët shqiptarë fillojnë grumbullimin në rrugët e Tiranës

by admin
Spread the love

Sot Shqipëria do të ndeshet në “Air Albania” kundër Ishujve Faroe në sfidën e fundit të grupit. Kuqezinjtë tanë janë të kualifikuar për në Euro 2024, por megjithatë, sot kërkohen tre pikët për të mbajtur vendin e parë në grup dhe për të patur pak më të lehtë shorteun e datës 2 dhjetor.

Rrugën e Tiranës kanë filluar të mbushen me ngjyrat kuqezi, pasi tifozë nga çdo vend i trojeve shqiptare janë duke zbarkuar në kryeqytet për të ndjekur nga afër 11 legjionarët tanë të mrekullueshëm.

Në rrugët e Tiranës shihen tifozë me flamuj dhe shalle të ngjyrave kuqezi, ku shihet qartë edhe gëzimi në fytyrat e tyre.

Pas përfundimit të ndeshjes, në stadium do të ketë edhe festë të organizuar nga FSHF, për këtë arritje historike për herë të dytë. Kualifikimi për në Euro 2024 është diçka e jashtëzakonshme për kombëtaren tonë, dhe tifozët priten ta mbështesin në masë sot në mbrëmje, në stadium dhe në rrugët e Tiranës, por jo vetëm./h.ll/abcnews.al

You may also like