Ndërmjetësi Lajçak mund të largohet, Kosova (s’)humb me ikjen e tij – Shqip

by admin
Spread the love

Triumfi i partisë populliste SMER të dielën në Sllovaki, mund të lë gjurmë edhe në Kosovë.

Kjo nëse kandidati për kryeministër atje Robert Fico, e përzgjedh emisarin e dialogut Kosovë-serbi Miroslav Lajçak, për shef të diplomacisë, të cilin e ka bashkëpunëtor të ngushtë, raporton Klan Kosova.

Në Kosovë, kjo po shihet edhe si mundësi ideale për Unionin Evropian ta zëvendësojë atë. Ani se nuk ka akoma diçka zyrtare, nëse ndodh një zhvillim i tillë, nuk është sefte për sllovakun.

Kjo do i sillte freski bisedimeve mes Prishtinës e Beogradit. Por përparimi drejt një marrëveshje finale edhe pa Lajçakun, po shihet me skepticizëm.

Miroslav Lajçak u emërua ndërmjetësues në shkurt të 2020-ës, derisa vitin tjetër i mbaron mandati. Por ky mund të jetë emisari i fundit pasi nga prilli i 2024-ës, dialogu mund të vazhdojë në tjetër format.

You may also like