Nderim Saraçi remizon me shahistin nga Rusia

by admin
Spread the love

Shahisti nga Kosova, Nderim Saraçi, kampion i aktual i Kosovës, ka vazhduar me rezultate të mira në Kampionatin vetjak të Evropës që është duke u mbajtur në Vranjaçka Banjë në Serbi.

Në xhironë e 4-të, Nderim Saraçi në përballje me shahistin rus Mjeshtrin e FIFE-së, Nikolay Averin ka remizuar. Saraçi nga 4 parti të zhvilluara ende nuk ka pësuar disfatë duke shënuar një fitore dhe tri remizime.

Në anën tjetër përfaqësuesi tjetër i Kosovës, Gani Hamiti për kundërshtar kishte, Mjeshtin e FIDE-së nga Mali i Zi, Bozhidar Kisiq dhe është mundur nga ai 1:0.

Në xhironë e 5-të, që zhvillohet të martën, më 7 mars nga ora 15 00, Nderim Saraçi takohet me Vladyslav Garsky të Ukrainës, kurse Gani Hamiti luan kundër Aleksandar Aranxheloviq/Serbi.

You may also like