Nder për Real Madrid, Rayo Vallecano frenon rivalët e Sevilla

by admin
Spread the love

Rayo Vallecano, pas gjashtë humbjesh radhazi, ka marrë një pikë kundër Sevilla që rivalizon me Real Madrid për titullin kampion. Ky duel përfundoi me rezultatin 1-1 dhe ishte skuadra e Ivan Balliut që shënoi e para.

Goli erdhi në minutën e parë të pjesës së dytë, kur Bebe e dërvoi topin në rrjetë. Në minutën e 11-të për Sevilla ishte anuluar një gol i Rafa Mir, me VAR, për një prekje të topit me dorë.

Skuadra Julian Lopetegui u hodh në sulm dhe ia doli të barazonte me anë të Thomas Delaney. Një pikë për skuadrën nga Andaluzia, që e ndjeu lodhjen e Europa League, dhe nuk bëri një ndeshje të mirë sot.

Tani Sevilla ka 7 pikë më pak se Real Madrid, që kryeson dhe ka një ndeshje më pak. Sikurse kuptohet, titulli është drejt kryeqytetit spanjoll edhe këtë sezon. / oversport.tv

 

You may also like