Ndalohet një person në Veternik, i sekuestrohet një armë zjarri dhe stoli ari

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Mbrëmë rreth orës 21:00 në lagjen Veternik në Prishtinë, policia ka ndaluar veturën e tipit “Mercedes”, ku më pas për në stacionin policor është shoqëruar V.K., 38-vjeç.

Pas një kontrolli të detajuar ka arritur të gjejë dhe të sekuestroj: “Një revole të tipit SigSauer, e kalibrit 9 mm, pesëdhjetepesë (55) copë fishek të kalibrit 9 mm, tre (3) karikator, si dhe një sasi të konsiderueshme të stolive që dyshohet të jenë ari”.

I dyshuari V. K, mashkull, 38 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, është shoqëruar në stacionin policor dhe ndaj tij është iniciuar rasti për “Mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës”, dhe në konsultim me prokurorin e shtetit i njëjti është proceduar më tej.

“Në vendin e ngjarjes policia ka ftuar edhe zyrtarët doganor për të trajtuar rrethanat që ndërlidhen me stolitë e dyshuara si të kontrabanduara”, thuhet në njoftimin e policisë.

You may also like