Ndalet Henrik Mkhitaryan, Interi njofton dëmtimin e mesfushorit

by admin
Spread the love

Nuk është një “alarm i kuq”, por Inzaghi duhet të bëjë pa Henrik Mkhitaryan për disa ditë. Mesfushori armen i Interit ka pësuar një dëmtim në muskulin e kofshës së majtë.

Ka qenë vetë klubi zikaltër që me anë të një njoftimi në faqen zyrtare ka lajmëruar dëmtimin e mesfushorit. Në të thuhej se gjendja e lojtarit do të vlerësohet sërish pas disa ditësh.

Për këtë arsye mungesa e tij ndaj Spezias për momentin konsiderohet si diçka e sigurt. Mkhitaryan lajmëroi për dhimbjen e tij që pas sfidës ndaj Lecces, ndërsa për fatin e mirë të Inzaghit, mesfushori nuk ka asgjë serioze. /oversport.tv

Foto: Inter, Facebook

You may also like