Ndahet nga jeta Xhanluka Viali – Shqip

by admin
Spread the love

NUK I MBIJETOI “BETEJËS” ME KANCERIN E PANKREASIT

Ish-futbollisti I Kombëtares italiane, Xhanluka Viali, ka ndërruar jetë në moshën 58 vjecare. Në vitin 2017, Viali, zbuloi se vuan nga kanceri I pankreasit, por edhe pse tri vite më vonë tha se është shëruar tërësisht, sëmundja iu rikthye në vitin 2021.

Në dhjetor të vitit të kaluar u tërhoq nga stafi Teknik I kombëtares së Italisë me qëllim që të fokusohet në shërimin.

“Xhanluka ishte një personalitet i shkëlqyer dhe la një zbrazëtirë që vështirë se do të plotësohet. Deri në fund shpresonim se do të bëjë edhe një mrekulli. Si ngushëllim, jemi të sigurtë se asnjëherë nuk do të harrohet ajo që bëri për futbollin Italian dhe bluzën e kaltër” – ka njoftuar Federata italiane e futbollit.

Viali ka zhvilluar 59 ndeshje dhe ka shënuar 16 gola për kombëtaren italiane, me të cilën fitoi vendin e tretë në Kampionatit Botëror në vitin 1990.

You may also like