Ndahet nga jeta agjenti Mino Raiola, familja: Luftoi deri në fund!

by admin
Spread the love

Mino Raiola është ndarë nga jeta dhe tashmë lajmi jepet nga familja e tij përmes rrjeteve sociale. Menaxheri kishte prej disa ditësh probleme shëndetësore dhe ishte në gjendje të rëndë. Betejën më të rëndësishme ai e humbi në moshën 54-vjeçare.

“Me pikëllim të pafund, ndajmë me ju lajmin për ndarjen nga jeta e agjentit më të mrekullueshëm të futbollit të të gjitha kohërave. Mino luftoi deri në fund me të njëjtën forcë që vendosi në tavolinat e negociatave për të mbrojtur lojtarët tanë. Mino na bëri krenarë dhe nuk e kuptoi kurrë.

Mino preku kaq shumë jetë përmes punës së tij dhe shkroi një kapitull të ri në historinë e futbollit modern. Prania e tij do të na mungojë përgjithmonë.

Misioni i Minos për ta bërë futbollin një vend më të mirë për lojtarët do të vazhdojë me të njëjtin pasion. Falënderojmë të gjithë për mbështetjen e madhe të marrë në këto kohë të vështira dhe kërkojmë respekt për privatësinë e familjes dhe miqve në këtë moment pikëllimi. Familja Raiola”, shkruhet në njoftimin e bërë në rrjetet sociale. / oversport.tv

You may also like