Ndahen Shawn Mendes dhe Camila Cabello

by admin
Spread the love

Shawn Mendes dhe Camila Cabello kanë njoftuar ndarjen e tyre mbrëmë (e mërkurë) në një deklaratë të bërë në rrjete sociale, respektivisht në InstaStory.

“Përshëndetje njerëz, ne kemi vendosur t’i japim fund marrëdhënies tonë romantike, por dashuria jonë për tjetrin si njerëz është më e fortë se kurrë”, fillon deklarata.

“Ne e filluam lidhjen tonë si miqtë më të mirë dhe do të vazhdojmë te jemi miq të mirë. Ne e vlerësojmë mbështetjen tuaj që nga fillimi dhe për të lëvizur përpara. Camila dhe Shawn”.

Dyshja nisën lidhjen në korrik të vitit 2019, teksa kanë qenë ndër çiftet më të komentuara në periudhën e pandemisë.

Lidhja e Cabello erdhi vetëm pak pas ndarjes së saj nga ylli i YouTube, Matthew Hussey.

Në një intervistë të dhënë vitin e kaluar, Mendes tha se ishte ‘absolutisht’ duke menduar për t’i propozuar Cabellos.

Sidoqoftë, ata kanë realizuar bashkë edhe disa hite përfshirë: “Senorita” dhe “I know what you did last summer”.


You may also like