Nazim Rexhepit i nevojitet përkrahje masovike për tu zgjedhur në Këshillin Kantonal të Bernës

by admin
Spread the love

Në zgjedhjet e 27 marsit të këtij viti për një ulëse në Këshillin Kantonal të Bernës, do të kandidohet edhe sindikalisti dhe aktivisti i zellshëm shqiptar nga Langnau i Emmentalit, Nazim Rexhepi. Ai tashmë e ka dëshmuar vetveten, pasi që katër mandate është në Asanblenë e kësaj komune dhe me përgjegjshmëri të plotë është duke përfaqësuar komunitetin shqiptar në këtë rrethinë.

Kjo do të jetë hera e parë që një bashkatdhetar shqiptar të kandidohet në zgjedhjet kantonale dhe është i vetmi në këtë synim. Puna e tij e palodhshme e bën që të jetë në politikën zvicerane. Nazimi është gjithnjë në ballë të sfidave të ndryshme, për të cilën ka marr shumë urata nga shoqata të ndryshme dhe përcjellës të shumtë të aktiviteteve të tij. Bashkatdhtarët nga 36 komuna te Ementalit kanë drejtë ta votojne në radiusin e Langnaus, kodi postal 3550.

Ndër të tjera. ai e përkrah nevojën se Langnau duhet të mbështetet vazhdimisht në energji të qëndrueshme. Ofruesit rajonalë të energjisë së rinovueshme duhet të mbështeten më shumë dhe pjesa e energjisë së ripërtëritshme në konsumin total të energjisë, do të rritet më shpejt sesa ofron kantoni. Jam i përkushtuar ndaj faktit që Langnau aplikon për iniciativën “Energiestadt”.

 

You may also like