Nazarko: Procesi “Open Balkan” po bëhet konkret, rast i humbur për Kosovën

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Takimi i Beogradit po i jep formë konkrete nismës “Ballkani i Hapur”. Me këtë qëndrim, analisti Mentor Nazarko, i tha gazetares Eksiola Shehu në Beograd, se projekti tashmë ka zbritur në terren, por mbetet i paplotë pa pjesëmarrjen e 3 shteteve të tjerë në rajon.

“Është një proces i cili nuk po ecën me shpejtësi të jashtëzakonshme. Mendoj se për arsye të ndryshme, po e pengon mëdyshja e shteteve mospjesëmarrëse. Këto do t’i jepnin formë të plotë inicativës e cila në gjykimin tim nuk është alternative dhe nuk është konkurrenciale me Procesin e Berlinit, përkundrazi e ndihmon atë”, thotë analisti Nazarko.

I pyetur se a mendon që ky proces mund të përshpejtojë integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, zoti Nazarko tha se BE-ja nuk do të tërheqë brenda vetes problemet e pazgjidhura të këtyre vendeve.

“Bashkimi Evropian nuk do të tërheqë brenda vetes problemet e këtyre vendeve. Këto janë probleme historike dhe aktuale. Nuk do pra të ftojë anëtarë të rinj që kanë telashe me njëri – tjetrin. Ky proces që po shohim këtu është një lloj ushtrimore e tolerancës dhe marrëveshjes që ekziston brenda vendeve të rajonit dhe në gjykimin tim është një rast i humbur për Kosovën që nuk po e përshpejton procesin e saj të integrimit ndërkombëtar” thotë Nazarko.

Në veçanti, Nazarko thotë se Kosova po humb një rast të mirë për zhvillim ekonomik. Ndjekim intervistën e plotë:

“Unw mendoj që edhe në tryeza si kjo, problemet që ekzistojnë mes Kosovës dhe Serbisë do të kishin një forum se ku të trajtoheshin”, u shpreh ai.

You may also like