NATO “tregon dhëmbët” në Baltik, dhe me Suedi-Finlandën – Shqip

by admin
Spread the love

NATO ka nisur një stërvitje detare në Detin Baltik, e cila do të zgjasë pothuajse dy javë dhe do të përfshijë më shumë se 7,000 marinarë, pilotë dhe këmbësorë nga 16 vende. E veçantë shtë se aty po merr pjesë dhe Suedia dhe Finlanda, dy vendet nordike që duan të anëtarësohen në Aleancë, por që s’pranohen nga Turqia.

Stërvitja vjetore detare BALTOPS 22, e nisur në 1972, nuk u mbajt si përgjigje ndaj një kërcënimi specifik, por sipas AP, Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut tha se “me Suedinë dhe Finlandën, NATO po merr një shans për të forcuar qëndrueshmërinë dhe dhe fuqinë e forcave të saj të përbashkëta”.

Gjenerali amerikan Mark Milley, komandanti i Forcave të Përbashkëta të SHBA-së, tha se ishte e rëndësishme që SHBA dhe vendet e tjera të NATO-s të tregojnë solidaritet me Finlandën dhe Suedinë gjatë stërvitjes.

Ai tha se, nga këndvështrimi i Moskës, hyrja e Finlandës dhe Suedisë në NATO do të ishte “shumë problematike” dhe do ta linte Rusinë në një pozicion të vështirë ushtarak, pasi do të rrethohej plotësisht nga anëtarët e NATO-s.

Finlanda dhe Suedia kanë marrë pjesë në një stërvitje detare që nga mesi i viteve 1990.

BALTOPS 22 do të përfundojë në qytetin gjerman të Kielit më 17 qershor. /tesheshi.com/

 

You may also like