Nasim Haradinaj i bën gati “letrat” për t’u ankuar për dënimin ndaj tij, Apeli del me një vendim

by admin
Spread the love

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës, Nasim Haradinaj, do ta apelojë aktgjykimin e para disa ditëve nga Trupi Gjykues i Speciales i cili e dënoi atë me katër vite e gjysmë burg.

Në një
pareashtresë të dërguar në Speciale, të cilën e ka parë Shqip, Haradinaj ka
kërkuar të dijë mbi afatet për t’u ankuar në lidhje me vendimin ndaj tij.

 “Haradinaj kërkon
urgjentisht sqarim nëse pika fillestare e afatit për paraqitjen e njoftimeve të
ankesës sipas rregullit 176 (2) të Rregullores është shpallja e Aktgjykimit
Gjyqësor apo përkthimi i tij në gjuhën shqipe. Ai pohon se, më 18 maj 2022,
atij iu dha një kopje e vërtetuar e Aktgjykimit Gjyqësor në gjuhën angleze, një
gjuhë të cilën ai nuk e kupton mjaftueshëm. Kjo, sipas Haradinajt, mohon
aftësinë e tij për të udhëzuar avokatët në apel dhe ndikon negativisht në
drejtësinë e procedures”, ka thënë mbrojtja e Haradinajt në parashtresë.

Në dritën e
këtyre argumenteve dhe kërkesës së ofruar nga mbrojtja, Kolegji i Apelit ka
marrë vendim që njoftimet për ankesën ndaj aktgjykimit të dorëzohen deri më 17
qershor.

“Për këto
arsye, Kolegji i Gjykatës së Apelit: URDHËRON që njoftimet e ankesës që
parashtrojnë bazat e apelit kundër Aktgjykimit Gjyqësor, nëse ka, do të
dorëzohen deri të premten, 17 qershor 2022”, thuhet tutje në parashtresë.

Gucati e
Haradinaj u dënuan me nga katër vite e gjysmë burgim për vepra penale që
ndërlidhen me administrimin e drejtësisë.

Atyre u llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim që do të thotë se në total, nëse dënimi vërtetohet edhe në shkallë tjera të gjykatave, do të qëndrojnë prapa grilave edhe për gati 3 vite tjera. /Lajmi.net/

You may also like