Nard Ndoka godet sërish, bën komentin epik në faqen e Ramës: Lulin do e marrësh me këndu himnin në 28 korrik?

by admin
Spread the love

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale prej disa ditësh emrat e këngëtarëve që do të marrin pjesë në koncertin e paralajmëruar që do të mbahet në sheshin Skënderbej në 28 korrik.

“Bashkë në #28Korrik, me super koncertin në #sheshinSkenderbej, për dy ngjarje speciale: 100-vjetorin e lidhjes sonë me SHBA dhe lidhjen me Bashkimin Europian 100 vjet më pas”, shkruan Rama.

Por sot, mes komentuesve, ka spikatur komenti që ka lënë në faqen e kryeministrit Nard Ndoka, kreu i Partisë Demokristiane.

Ai e pyet Ramën me ironi: “Lulin do e marrësh me këndu himnin?”

You may also like