Napoli zgjidh problemin e portës, zyrtarizohet Salvatore Sirigu

by admin
Spread the love

Napoli ka gjetur më në fund portierin që do të zëvendësojë të larguarin Ospina. Do të jetë Salvatore Sirigu ai që do të veshë fanellën e Napolit, ku do të luftojë për një vend titullari me Meret.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi napoletan me anë të një njoftimi në faqen zyrtare. Salvatore Sirigu është transferuar si një lojtarë i lirë në këtë merkato vere, pasi i përfundoi kontrata me Genoan.

Kështu, pasi dështuan në përpjekjet për të transferuar gardianin e Chelsea, Kepa, Luciano Spalletti duhet të mjaftohet me ish-portierin e Genoas. Sipas mediave italiane ai pritet të shërbejë si numër 12, pasi titullar konsiderohet Meret. /oversport.tv

Foto: Official SSC Napoli, Twitter

You may also like