Nainggolan: Spalletti është i duhuri për Napolin, një fitues i lindur

by admin
Spread the love

Lufta për titullin kampion në Serie A është rihapur pas rezultateve të javës së fundit. Në garën mes dy skuadrave të Milanos është futur edhe Napoli, që sipas Radja Nainggolan ka një element me shumë vlera në këtë luftë, Luciano Spallettin.

“Favoritja për të fituar titullin është Interi, që ka një organikë më të mirë se rivalët, por Spalletti është një fitues i lindur: gjithmonë ka luajtur për të fituar. Punon për këtë objektiv dhe e ka treguar me të gjitha skuadrat që ka punuar.

Napoli duhet të punojë sikur nuk ka fituar asgjë dhe të zhvillojë ndeshje të mira. Nga temperamenti besoj se Lobotka është lojtari ideal për Spallettin. Zielinski më kujton veten kur luaja mesfushor, por nuk është vetëm polaku lojtari i madh në dispozicion të teknikut, sepse edhe Elmas është fenomenal pas sulmuesve.

Spalletti mund të jetë trajneri i duhur që mund të udhëheqë Napolin drejt titullit të tretë në Serie A”, ka thënë belgu për “Radio Kiss Kiss Napoli”. / Oversport.tv

Foto: Inter Facebook

You may also like