Nagelsmann “i ftohtë” ndaj Gjermanisë, paga që merr nga Bayern bëhet shkak

by admin
Spread the love

Gjermania është në kërkim të një trajneri të ri dhe emri që kryeson listën, sipas medieve gjermane, është ai i Julian Nagelsmann, aktualisht i lirë pas eksperiencës së fundit te Bayern Munich.

Megjithatë, ai është ende i lidhur me bavarezët me një kontratë nga e cila përfiton 7 milionë euro në sezon, aspekt që komplikon negociatat me kombëtaren.

Super Sport shkruan se referuar këtij aspekti Nagelsman është “i ftohtë” ndaj Gjermanisë. Nga ana tjetër, Federata ka bërë një ofertë sa gjysma e asaj që fiton nga Bayern Munich, 4 milionë, kundrejt 7 milionëve në vit që bavarezët i paguajnë edhe sot.


Top Channel

You may also like