Nagelsmann buzëqesh para klasikes së futbollit gjerman, rikuperon dy futbollistë

by admin
Spread the love

Thomas Muller nuk do të jetë i gatshëm për Klasiken e futbollit gjerman mes Borussias së Dortmundit dhe Bayernit të Mynihut, e planifikuar për nesër në orën 18:30 në “Signal Iduna Park”.

Fantazisti gjerman i bavarezëve është ende pozitiv me koronavirus dhe nuk është grumbulluar, ndërsa ia ka dalë të rikuperohet mesfushori Joschua Kimmich, një element mjaft i rëndësishëm i formacionit të Nagelsmann.

Në të njëjtën kohë, do të rikthehet në dispozicion të trajnerit bavarez edhe sulmuesi francez Kingsley Coman, i cili qëndron jashtë fushave prej rreth një muaji.

“Coman është rikuperuar dhe do të jetë në pankinë për ndeshjen me Dortmundin. Ka kaluar me sukses të gjithë testet, por nuk është ende gati për të luajtur nga fillimi, ndaj besoj se mund të bëjë 30 ose 40 minuta në pjesën e dytë”, u shpreh Nagelsmann.


Top Channel

//Google Analytics window.dataLayer = window.dataLayer || [];

function gtag() { dataLayer.push(arguments); } gtag('js', new Date());

gtag('config', 'UA-7855069-1');

//Facebook window.fbAsyncInit = function() { FB.init({ appId: '1715618661991455', xfbml: true, version: 'v2.10' }); FB.AppEvents.logPageView(); };

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) { return; } js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = "https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js"; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, 'script', 'facebook-jssdk'));

You may also like