Nagavci për gjuhën në tekstet shkollore: S’ka pasur vlerësim të mirëfilltë, do të eliminohen mangësitë

by admin
Spread the love

Demokraci për Zhvillim (D4D) ka organizuar Sallonin e së Martës me temën “Paragjykimet dhe stereotipat gjinore”, ku është diskutuar për cilësinë dhe përmbajtjen e teksteve shkollore, raporton Ekonomia Online.

Bardha Qerezi, moderatore është shprehur se tekstet shkollore paraqesin vlerat e korikulës, ku sipas sajë njohuritë dhe qëndrimet përzgjidhen nga vendimmarrësit për t’u transferuar tek gjeneratat e ardhshme.

Madje Qerezi ka kërkuar perspektivën e Ministres Nagavci për cilësinë e teksteve shkollore dhe planet e kësaj të fundit.

Ndërkaq Arberie Nagavci, Ministrja e Arsimit Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) ka thënë se ka pasur reagime të shpeshta për cilësinë e teksteve dhe të gjuhës që përdorët në to jo vetëm në aspektin gjinorë por në përgjithësi.

Teksa shtojë se nuk ka një vlerësim të mirëfilltë për tekstet shkollorë nga Ministria e Arsimit dhe organet kompetente.

“Në shumicën e rasteve tek gjuha reagimet për cilësinë e teksteve mësimore jo vetëm në asketin gjinor po edhe në pasaktësitë shkencore ka qenë shpesh herë të iniciuar nga prindërit, studiues dhe persona individualist dhe jo të bazuara detajisht te tekstet më përgjithësi. Nuk ka pas një vlerësim të mirëfilltë të teksteve shkollore çoftë nga Ministria e Arsimit apo organet kompetente.

Teksti është një nga burimet e mësimdhënies dhe nuk është i vetmi. Në mësimdhënien tonë teksti vazhdon të jetë burimi kryesor dhe shpeshherë i vetmi për mësimdhënie, kështu që është e rëndësishme të kemi tekste shkollore”, tha Nagavci.

Nagavci tha se kanë filluar një cikël diskutimesh me mësimdhënës e përfaqësues të prindërve, por edhe me tekst shkrues e përfaqësues të shtëpive botuese për të diskutuar në mënyrë që të kenë tekste sa më të mira.

“Jemi në diskutim të vazhdueshëm me përfaqësues të shkollave me prind, kemi folur për diskutimet në 7 rajonet kryesore të Republikës së Kosovës”

You may also like