Nafta kontrabandë nga Libia në Portin e Durrësit, reagon ashpër Salianji dhe paralajmëron: Kush ia ka mbyllur gojën policisë?

by admin
Spread the love

Deputeti demokrat Ervin Salianji ka folur në Kuvend për naftën kontrabandë që vinte nga Libia që u kap dy ditë më parë në Portin e Durrësit.

Ai u shpreh se policia nuk jep asnjë të dhënë në lidhje me këtë ngarkesë duke theksuar se një nga 5 oligarkët e naftës në vend ia ka mbyllur gojën për të mos treguar porositësin.

“Në Shqipëri bëhet kontrabandë nafte. Pse nuk ka asnjë emër. Kush janë porositësit e naftës libiane që vjen me anije libiane në Shqipëri. Cilët nga ata të pestë ua ka mbyllur gojën dhe policia nuk flet. Kapiteni i anijes libiane ka thënë se ka ardhur edhe dy herë të tjera në Shqipëri.

Ka një rezolutë që ndalon çdo lloj përpunimi të anijeve që vijnë nga ky shtet. Kush janë porositësit. Si ka mundësi që në Shqipëri vjen një anije me mijëra ton naftë dhe të arrestuar janë vetëm disa të huaj.

Si ju kam kërkuar informacion të plotë për oligarkët e ndërtimit e njëjta gjë do të ndodhë edhe me këtë rast. Do informojmë partnerët sepse keni shkelur embargo. Do e gjejmë ne kompaninë dhe do vijmë ta themi këtu. Kjo është situata në Shqipëri sot”, deklaroi ai.

You may also like