Myrto Uzuni nuk do të zbresë nesër në fushë me Granadën, zbulohet arsyeja

by admin
Spread the love

Gjyqtari i garave të RFEF (Federata e Spanjës) ka pranuar kërkesën e Valencias dhe Levantes për shtyrjen e ndeshjeve të përkatëse si pasojë e zjarrit të rënë në një pallat në lagjen Kampanar që ka shkaktuar të paktën katër viktima.

Tashmë duhet të caktohet një datë e re për ndeshjen mes Granadas dhe Valencias (do të luhej këtë të shtunë, ora 14:00), si dhe për Levante-Andorra (do të luhej nesër, në orën 21:00).

“Këto janë kohë shumë të vështira. Është një ditë në të cilën futbolli është në prapaskenë, ka gjëra në jetë që kanë shumë më tepër vlerë. Duhet të solidarizohemi me këtë situatë dhe të falënderojmë të gjithë njerëzit që kanë ndihmuar për të shmangur një situatë edhe më të rëndë”, deklaroi trajner i Valencias, Ruben Baraja, në një konferencë për shtypin.

PANORAMASPORT.AL

You may also like