MVP i sezonit, Leao: Kam qenë ndryshe sivjet, Ibra e Kjaer na dhanë pjekuri

by admin
Spread the love

Rafale Leao është shpallur MVP i sezonit në Serie A dhe pas ndeshjes kundër Sassuolo foli për shumë tema, e sigurisht fillimisht edhe për rritjen e tij.

“Këtë vit kam qenë një lojtar ndryshe, kam më shumë besim dhe e di se mund të bëj diferencën, Gjëja më e rëndësishme është fitorja e kampionatit”.

“Objektivat personalë? Kam shënuar 11 gola në Serie A. Nuk jam lojtar egoist, por duhet të bëhem më konkret. Do të bëhem me punë dhe stërvitje”.

“Kush është më i shpejtë, unë apo Theo? Nuk e kemi provuar të garojmë në shpejtësi. Theo është një tren, ai është një lojtar i jashtëzakonshëm”.

“Ekipi? Në disa ndeshje na mungonte pak pjekuria, por lojtarë si Ibra dhe Kjaer na kanë përcjellë përvojën e tyre. Ky ekip i ri ka treguar se mosha nuk ka rëndësi në fushë”.

“E ardhmja? Jam mirë këtu, jam i lumtur te Milani dhe Milano. Erdha këtu shumë i ri dhe të gjithë më dhanë besim të madh”, u shpreh në DAZN Leao. / oversport.tv

You may also like