MV – Caktohen datat e zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale

by admin
Spread the love

SHKUP, 5 dhjetor /ATSH-MIA/ – Partitë politike parlamentare arritën marrëveshjen për zhvillimin e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare më 8 maj.

Ndërkohë, turi i parë i zgjedhjeve presidenciale do të zhvillohet më 24 prill, ndërsa balotazhi më 8 maj.

Këtë e bëri të ditur kryeministri dhe lideri i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski në një deklaratë për shtyp, pas takimit të liderëve politikë në parlament.

Sipas Kovaçevskit në takimin e liderëve ka pasur edhe koncensus jashtëzakonisht të gjerë për vërejtjet për legjislacionin zgjedhor, respektivisht për Kodin Zgjedhor, në bazë të rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it.

Gjithashtu, Kovaçevski informoi se Komiteti Ekzekutiv i LSDM-së ka marrë vendimin për formimin e Frontit Evropian dhe për zgjedhjen e kandidatit për zgjedhjet presidenciale.//a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like