MUZIKË – Dion: Sëmundja nuk më tremb, por më bën të mësohem me të

by admin
Spread the love

TORONTO, 23 prill /ATSH-ANSA/ – Tashmë e kam këtë sëmundje dhe duhet të jetoj me të, deklaroi këngëtarja me fame botërore Celine Dion në një intervistë për ”Vogue France”.

Sëmundja u diagnostikua në vitin 2022 dhe në muajt në vijim ajo u detyrua të shtypte butonin e pauzës për angazhimet e saj muzikore.

“Në fillim e pyeta veten, pse unë? Pse ndodhi kjo? Çfarë bëra? A është faji im? Jeta nuk të jep përgjigje duhet të mësosh ta jetosh. Për disa arsye unë e kam këtë sëmundje, siç e shoh unë kam dy zgjedhje, të stërvitem si atlete dhe të punoj shumë ose ta lë të më mbarojë”, theksoi ajo.

”Kam zgjedhur të punojë me trupin dhe mendjen time me një ekip mjekësor. Këtë forcë e kam brenda meje. Asgjë nuk do të më ndalojë”, thekson ajo.

Celine Dion, 56 vjeçe, është e vetëdijshme se aktualisht nuk ka kurë për sëmundjen e saj, por shpreson që të gjendet dhe ndërkohë ka mësuar të jetojë me të./  /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like