Musk mbyll zyrat e Twitter përkohësisht, qindra punonjës largohen, nuk pranojnë kushtet e reja

by admin
Spread the love

Twitter mbyll ndërtesat e zyrave të kompanisë përkohësisht.

Në një mesazh drejtuar punonjësve thuhet se zyrat do të rihapen të hënën më 21 nëntor, duke mos dhënë arsye për këtë vendim. Njoftimi vjen pas raportimeve se një numër i madh i stafit po largohej pas pronari i ri Elon Musk iu kishte vënë ultimatum që të regjistroheshin për “orë të gjata me intensitet të lartë” ose të largoheshin.

Këtë javë, Musk i tha stafit të Twitter se ata duhej të angazhoheshin për të punuar me orë të gjata dhe do të “duhej të ishin jashtëzakonisht të perkushtuar” ose të largoheshin nga kompania, sipas raporteve.

Në një email drejtuar stafit, thuhej se punëtorët duhet të nënshkruajnë se pajtohen me kushtet e reja nëse duan të qëndrojnë, raportoi Washington Post.

Afati i fundit ishte 17 nëntor, ata që nuk regjistrohen do t’iu jepet pagesa e tre muajve, tha Musk.

Në fillim të këtij muaji kompania tha se po shkurtonte rreth 50% të fuqisë së saj punëtore.

Njoftimi i sotëm se Twitter kishte mbyllur përkohësisht zyrat e tij erdhi mes paralajmërimeve se një numër i madh punonjësish kishin dhënë tashmë dorëheqjen.

Punonjësit kanë postuar në Twitter duke përdorur hashtagun #LoveWhereYouWorked dhe një emoji përshëndetëse për të treguar se po largoheshin nga kompania.

“Unë mendoj se kur pluhuri të pastrohet sot, ndoshta do të mbeten më pak se 2,000 njerëz“, tha një ish-punonjës i Twitter për BBC

Ai shtoi se të gjithë në ekipin e tij ishin pushuar nga puna./ BBC

You may also like