Musk i kërkon Meloni një vend epik italian për luftën e Zuckerberg

by admin
Spread the love

ROMË, 11 gusht /ATSH-DPA/ – Themeluesi i “Tesla” dhe “SpaceX” Elon Musk, duke kërkuar një sfond historik për luftën e tij të planifikuar kundër miliarderit të tij të teknologjisë dhe themeluesit të “Facebook”, Mark Zuckerberg, i është drejtuar lideres së ekstremit të djathtë të Italisë, Giorgia Meloni për një vendndodhje.

Musk shkroi në platformën e tij se kishte folur me kryeministren Meloni dhe ministrin italian të Kulturës, Gennaro Sangiuliano.

“Ata kanë rënë dakord për një vend epik”, shkroi ai pa dhënë detaje.

Ai tha se çdo gjë në kuadrin fotografik do të përfshijë Romën e lashtë, asgjë moderne.

Ata që spekulojnë se dy nga njerëzit më të pasur të botës do ta luftojnë atë si luftëtarë të lashtë në Koloseun në Romë, duhet të mendohen sërish.

“Nuk do të zhvillohet në Romë”, tha Sanguiliano, duke shtuar se kishte një bisedë të gjatë dhe miqësore me Musk.

“Ne po mendojmë se si të organizojmë një ngjarje të madhe bamirësie dhe historike duke respektuar dhe mbrojtur plotësisht vendet”, tha ai.

Musk shkroi në platformën e tij se lufta do të menaxhohet nga ai dhe Zuck”, duke iu referuar Zuckerberg-ut të Facebook.

Zyra e Meloni nuk dha asnjë koment fillimisht.

Duket se ka një ndryshim se ku do të shkonin paratë e mbledhura nga një ngjarje e tillë.

Ministri italian i Kulturës tha se kishte plane “për të dhuruar një shumë të madhe, miliona euro, për dy spitale të rëndësishme italiane të fëmijëve.

Musk tha se të gjitha të ardhurat do të shkonin për veteranët.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like