Murrizi nuk përmbahet: 500 mijë euro një fletë formati e mbledhur me plasmas! A kanë këllqe prokurorët ta hetojnë këtë skandal?

by admin
Spread the love

SPAK nis verifikimet pas denoncimit të skandalit me tenderin e FSHZH të drejtuar nga Dritan Agolli, i cili i dha jo pak, por 500 milionë lekë kuzhinerit të restorantit të djalit të tij.

Lidhur me këto zhvillime ka reaguar dhe ish-deputeti Myslim Murrizi, i cili shkruan se prokurorët nuk kanë këllqe të hetojnë plotësisht pasi janë pjesë e së njëjtës tufë “zagarësh” që bëjnë sikur lehin njëri-tjetrin, por prej 31 vitesh kafshojnë shqiptarët.

POSTIMI I MURRIZIT:

“A kane kellqe ish prokuroret e rregjimit bastard komunist dhe ish kanidatet per deputet te rinis punes se Shqiperise qe vegjetojne si kerminj ne drejtesine e “ re” te hetojne keta fytyra te pista qe nuk njohin kufi ne babezine e tyre????

Funderrinat e ketij Vendi tallen me taksat e Shqiptareve

500 mij euro per 100 menu restorantesh imagjinare ne 100 fshatra “ turistik” te turistit shetites ne çdo drejtori te pushtetit ku ka para per te vjedhur Agolli

Pra 5000 euro kushton nje flete formati a4 e mbledhur me plasmas ,ku do te shkruhet: veze, djathe, fasule, qofte, tasqebap, pilaf, mish dhe copa mishi me dy sy ne balle si keta futyra qe e dine veten te zgjuar dhe mendojne se Shqiptaret nuk kuptojne nga keto lloj vjedhjesh

Po kush ti hetoj ,kur jane te gjithe se bashku pjese e se njenjtes tufe “ zagaresh” qe bejne sikur i lehin njeri tjetrit por prej 31 vitesh kafshojne Shqiptaret”, ka shkruar ai.

You may also like