Muriqi zemërthyer: Nuk di ta përshkruaj ndjenjën që e përjetova

by admin
Spread the love

Vedat Muriqi ka folur për herë të parë pas humbjes së mbrëmshme në Copa del Rey nga Athletic Bilbao.

Mallorca u mposht pas penalltive në një ndeshje që zgjati 120 minuta pasi loja e rregullt dhe vazhdimet përfunduan baras, 1:1.

Sulmuesi kosovar e donte aq shumë këtë trofe, të cilin Mallorca po e pret qe një kohë shumë të gjatë, shkruan.

Por, ani pse shkoi deri në finale, ekipi ishullor nuk ia doli ta bënte të vetin trofeun.

Muriqi u angazhua në krejt lojën dhe e shënoi golin nga penalltia, por që ishte e pamjaftueshme për ekipin.

Sonte, 29 vjeçari e ka bërë një postim në rrjetet sociale, përmes së cilit e ka shprehur mërzinë e tij pas humbjes në finale ndaj Bilbaos.

 

You may also like