Murinho: Nëse fitojmë ne, fiton edhe një shqiptar

by admin
Spread the love

Joze Mourinho në konferencën për shtyp në Tiranë në prag të finales të Romës me Fejnord u shpreh se do të ishte i lumtur nëse do ta fitonin kupën Konferencë Ligë, duke treguar dhe arsyet se pse shqiptarët janë pro ekipit të tij.

“Arsyeja e vetme kur kanë një ndjesi pro Romës është se ka një lojtar shqiptar, Kumbullën. Mendoj se është gjëja më logjike dhe normale. Dhe nëse fitojmë ne, atëherë edhe një shqiptar do të ngrejë kupën. Besoj se kjo është sinjifikative”.

Trajneri portugez u shpreh se eksperienca që ka ai mbi supe në finalet evropiane nuk do të jetë faktor në finalen e se nesërmes, duke dhënë dhe një mendim mbi kapacitetin e stadiumin kombëtar.

“Këndvështrimi i stadiumit është i gabuar dhe i parakohshëm. Kemi luajtur në Maqedoninë e Veriut, kur isha te Manchester United, ndërsa tani është Shqipëria që dëshiron të tregojë një pjesë të zhvillimit të saj. Stadiumi është vërtetë i mrekullueshëm dhe më vjen keq që nuk ka vend për më shumë njerëz”.

Duke theksuar se fati i fituesve do të varet nga këmbët e lojtarëve dhe jo te trajnerët, Murinjo foli dhe për të ardhmen e Kumbullës, nëse do të jetë sërish i Romës ose jo.

“Ai është një djalë shumë i mirë, do të jetë me ne edhe sezonin e ardhshëm, 100%. Ai ka potencial për t’u bërë një lojtar edhe më i mirë”.

Portugezi dha përshtypjet e para për këtë vizitën e parë në Tiranë dhe ne Shqipëri.

“Ju keni me shume stabilitet. Hera e parë që jam këtu. Është një nga vendet e vetme që nuk kam vizituar. Këtu është gjithçka bukur, stadiumi është i bukur. Ndihem mirë dhe i lumtur që do të luaj një finale shqiptare”.

Ai e cilësoi sezonin e Romës si të suksesshëm, pasi kanë arritur objektivat në kampionat dhe pas shumë vitesh janë në një finale europiane.

Lexo lajme interesante

You may also like