Murati thotë se janë ekzekutuar 100 eurot për punëtorët e sektorit publik – Ata në privat, javëve në vijim

by admin
Spread the love

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se janë ekzekutuar mjetet prej 100 euro për punëtorët e sektorit publik. Ndërsa për ata të sektorit privat do të nevojitet pak më shumë, raporton Ekonomia Online.

Përmes
një konference për medie, Murati ka thënë se afati për aplikim për punëtorët e
sektorit privat është ende i hapur dhe se pas javës së ardhshme do të formohet
komisioni shqyrtues.

“Kanë mbetur edhe pagat për sektorin privat procesi është ende i hapurt për aplikim prej javës e tjetër e tutje do të formojmë komisionin shqyrtues, më pas do të fillojnë pagesat edhe për këtë kategori”, tha Murati.

You may also like