Munishi sërish eskalon me të shara ndaj trajnerit serb, ndërpritet emisioni për disa minuta

by admin
Spread the love

Ismet Munishi nuk e ka ndër mend t’i matë fjalët në drejtim të trajnerit serb, pasi ai ofendoi shqiptarët duke i sharë me nënë. Për shkak të sharave të trajnerit Munishi u ndërpre edhe emisioni “Dueli Botëror”.

Kur po i afrohej fundi i emisionit, udhëheqësit e tij u desh që ta ndërpritnin atë, për shkak se Ismet Munishi esklaloi sërish me gjuhë vulgare, duke sharë prapë me robë trajnerin serb.

Emocionet e sfidës Zvicër – Serbi po vazhdojnë akoma. Në rastin e trajnerit Munishi duket se është tepër e vështirë që ta përmbajë veten.

Për Munishin gjuha e përzgjedhësit serb ndaj shqiptarëve në ndeshjen e sotme kundër Zvicrës ishte e papranueshme, meqë i njëjti pasi shënoi gol Vlahovic u dëgjua teksa i shante me nënë të gjithë shqiptarët.

Munishi në transmetim të drejtpërdrejt ia ktheu me të njëjtën monedhë, duke mos kursyer aspak fjalët.

“Ky nuk ke duke luajtur me Kosovën po me Zvicrën. Kur ra goli i dytë ai shajti, po këtij bre robtë ku t’i këtë”, u shpreh ai.

You may also like