Munishi: Rezultati baras është real, nuk guxojmë të pësojmë gola të tillë

by admin
Spread the love

Ka përfunduar derbi ndërmjet Dritës dhe Gjilanit me rezultatin baras 1:1, shkruan Insporti.com.

Pas ndeshjes, në intervistën për “Art-Sport” trajneri Ismet Munishi deklaroi se është i kënaqur me barazimin e sotëm.

Trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi ka thënë se rezultati ishte real por ai ka kritikuar skuadrën e tij për golin e pranuar duke thënë se nuk guxojnë të marrin gola kaq të lehtë si morën sot.

“Kjo është një ndeshje derbi, ka pasur disa gabime për shkak të fushës së rënduar. Mendoj se rezultati i sotëm është real. Nuk guxojmë të pësojmë gola siç pranuam sot. Jam shumë i kënaqur me angazhimin e lojtarëve”, tha Munishi për Artsport.

Pas 24 xhirove të zhvilluara, Gjilani renditet në pozitën e dytë me 47 pikë, një më pak se sa Ballkani që ka 48 në pozitën e parë.

Drita me këtë pikë, tashmë ka grumbulluar 42 pikë dhe renditet në pozitën e tretë. /Insporti.com/

You may also like