Mungon vetëm zyrtarizimi, mbaron aventura e Pochettinos te PSG

by admin
Spread the love

Sipas asaj që shkruan “Le Parisien”, Paris Saint-Germain ka arritur marrëveshjen përfundimtare me Mauricio Pochettino për të prishur kontratën mes palëve, një vit para përfundimit të afatit.

Tekniku argjentinas, i cili ka qenë në diskutim gjatë gjithë sezonit të kaluar, do të ndahet nga klubi parisien pas një viti e gjysmë, periudhë në të cilën arriti të fitojë kampionatin francez, por nuk arriti të lërë shenjë në Champions League.

Gjatë javës pritet që klubi francez të bëjë njoftimin zyrtar dhe në të njëjtën kohë të prezantojë edhe Galtier si teknikun e ri të skuadrës. / Oversport.tv

Foto: psg.fr

You may also like