Mungon vetëm zyrtarizimi, Keylor Navas do të transferohet te Napoli

by admin
Spread the love

Transferimi i Keylor Navas te Napoli konsiderohet vetëm çështje kohe. Sipas asaj që raportohet nga mediat italiane, guardiani i PSG ka pranuar ofertën e bërë nga klubi italian dhe shumë shpejt pritet të zbarkojë në Napoli për vizitat mjekësore dhe firmën.

Fakti që Donnarumma do të jetë një titullar i padiskutuar në Paris ka bindur portierin Navas që të kërkojë një aventurë të re. Ai pritet të ndajë një fanellë titullari së bashku me portierin tjetër të Napolit, Alex Meret.

Ndërkohë që në të njëjtin aks do të ketë edhe një transferim tjetër. Bëhet fjalë për Fabian Ruiz i cili do të transferohet te PSG. Kjo është një negociatë që po zhvillohet prej kohësh mes palëve dhe marrëveshja tashmë duket shumë pranë. /oversport.tv

Foto: PSG – Paris Saint-Germain, Facebook

You may also like