Mungon vetëm miratimi i Zhang, Lukaku do të rikthehet tek Interi

by admin
Spread the love

Romelu Lukaku është gjithmonë e më pranë rikthimit tek Interi. Sipas asaj që shkruan “Sky”, gjatë pasdites së sotme ka patur një tjetër takim mes drejtuesve zikaltër dhe atyre të Chelsea për të diskutuar mbi të ardhmen e sulmuesit belg.

Klubi londinez ka paraqitur kërkesat e veta: 10 milionë euro plus bonuse (që lidhen me skuadrën dhe jo individuale) për huazimin një-vjeçar të “Big Rom”.

Interi është i gatshëm që të mbyllë marrëveshjen me këto shifra, pasi Lukaku ka pranuar që të ulë pagën e tij vetëm që të kthehet në Milano. Për të mbyllur përfundimisht transferimin mungon vetëm miratimi i presidentit Steven Zhang. / Oversport.tv

Foto: Chelsea FC Twitter

You may also like