Mungesa e ujit, s’ka operime në Spitalin Rajonal të Mitrovicës (VIDEO)

by admin
Spread the love

Asnjë operacion nuk u realizua në Spitalin e Mitrovicës, të martën. Kjo jo pse nuk kishte pacientë që kishin nevojë për intervenime, por për faktin se në mungesë të ujit një gjë e tillë ishte vështirë e realizueshme.

Krejt rezervat e ujit që kishte ky institucion u shpenzuan, për shkak të reduktimeve që zgjatën gjithë ditën, derisa edhe instrumentet mjekësore u dërguan në Vushtrri për t’u sterilizuar. E përveç në institucione, ujë nuk pati as nëpër shtëpi banimi. Kjo bëri që mitrovicasit të shkojnë në dyqane për të blerë ujë që të paktën të kenë sa për pije.

Në KRU “Mitrovica” thanë se arsye për gjithë këtë rrëmujë u bënë disa telashe teknike të klonimit të ujit.

Kryeshefi i KRU “Mitrovica”, Bashkim Kurti, tha se pajisja që u prish është ndërruar dhe tashmë është funksionale, derisa është optimist që rajoni i Mitrovicës nuk do të ketë më probleme të tilla, njofton Klankosova.tv.

You may also like