Mund të ribashkohem me ish-bashkëshortin nëse ai…

by admin
Spread the love

Ish-konkurrentja e “Përputhen”, Çiljeta ishte së fundmi e ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, ku foli për jetën e saj pas daljes nga programi.

Çiljeta tregoi se është bashkuar me të bijën, e cila është fokusi i saj kryesor.

Gjatë intervistës, ajo u pyet nëse do të rikthehej me ish-bashkëshortin, nëse ky i fundit do të ndahej nga partnerja aktuale. Ish-konkurrentja tha se për hatër të vajzës do e pranonte, por vetëm nëse ai do t’i krijonte besimin që ka ndryshuar.

“Për hatër të gocës po, mund ta bëja dhe diçka të tillë. Patjetër po. Ai ngelet dhe do të mbetet gjithmonë babi i fëmijës tim. Në momentin që ai do më krijonte besimin që ka ndryshuar dhe do i përkushtohet familjes, patjetër që po”, u shpreh Çiljeta.


You may also like