“Mund të mos jesh i pari, i fundit, apo i vetmi për të…”

by admin
Spread the love

“Mundet të mos jesh i pari, i fundit, apo i vetmi për të. Ajo mund të ketë dashuruar të tjerë përpara teje, mund të dashurojë edhe të tjerë pas teje. Ama nëse të do aktualisht, mendon se ka rëndësi diçka tjetër? Ajo nuk është perfekte, as ti nuk je, dhe të dy ju mund të mos jeni asnjëherë perfektë bashkë. Por nëse ajo do të dijë të të bëjë të qeshësh, të të bëjë të mendohesh dy herë, të të bëjë ta pranosh faktin se je njeri dhe mund të bësh gabime, atëherë mbaje pranë vetes dhe jepi gjithçka që mund t’i japësh.

Ajo mundet të mos mendojë në çdo sekondë të ditës, ama do të japë një pjesë të saj që ti mundet ta thyesh në çdo moment (zemrën e saj). Ndaj mos e lëndo, mos e ndrysho, mos analizo dhe mos prit më tepër nga sa mund të të japë. Buzëqesh kur të bën të lumtur, bëja të ditur se sa shumë ta heq mendjen dhe se sa tëmungon kur nuk është pranë teje. Sepse nuk ekzistojnë femrat perfekte, por do të ekzistojë përherë njëvajzë perfekte për ty”.  – Bob Marley

Ajo që shumë meshkuj nuk e pranojnë, është përgjithësisht e shkuara e një femre, sidomos kur mësojnë se ajo ka pasur dikë që e ka dashur më parë. Harrojnë se edhe vetë mund të kenë pasur dashuri tëmëparshme. Dhe më e rëndësishmja, e shkuara nuk ka aspak rëndësi, për aq kohë sa një femër mund t’i dojë aktualisht. Kjo ka rëndësi, të kesh zemrën e saj për momentin dhe të dish se si ta mbash atë pranëvetes. Mos u kapni pas së shkuarës, apo pas së ardhmes. Jeta vazhdon, njësoj siç ka vazhduar edhe për ju. Ndaj, harrojeni që femra që keni pranë mund të ketë dashuruar një mashkull tjetër më parë. Ajo mundet tëdashurojë edhe dikë tjetër, nëse ndahet nga ju. Njësoj mund të veproni edhe ju me femra të tjera. E rëndësishme është të dini ta mbani dashurinë e saj sa më gjatë, mundësisht për gjithë jetën. Kjo ështëarritja më e madhe, me të cilën mund të krenoheni në çdo kohë.

You may also like