Mund të më testoni se si reagoj ndaj presioneve! – Shqip

by admin
Spread the love

ZGJEDHJET PRESIDENCIALE

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË

Funksionin presidencial, si më i larti dhe më i përgjegjshmi në vend, duhet ta kryejë një person me përvojë në politikë, dinjitoz dhe i gatshëm të mos dorëzohet nën asnjë presion kur interesat e qytetarët janë të kërcënuar, vlerëson në intervistën për MIA-n, kandidati për president Stevço Jakimovski.

“Keni kandidat për president që mund ta testoni se si reagon ndaj presioneve, kurse funksioni I Presidentit është një funksion që vazhdimisht I bëhen presione. Jam I bindur se nëse zgjidhni një president që do të jetë dinjitoz dhe I gatshëm që të mos tërhiqet nga cfarë do presioni kur cënohen interesat e qytetarëve të RMV-së, atëherë unë jam zgjedhja e duhur për qytetarët. Rrethanat aktuale gjeopolitike kërkojnë një pranim të shpejtë të të gjithë rajonit në Bashkimin Evropian. Nuk do të ketë ndryshim të Kushtetutës derisa të mbyllen të gjitha çështjet për anëtarësimin tonë në BE” – tha Stevço Jakimovski. /tvklan.mk/

You may also like