“Mund ta njohësh zemrën e një personi nga mënyra se si i trajton kafshët”. – Shqip

by admin
Spread the love

Dje në darkë, ajo tha e lumtur: “Këtë vit duhet të ndryshojmë, dua të rrimë në plazh për një muaj të tërë.
T
ë tjerët e pasuan: “Sa mirë e ke menduar. Do të jemi të gjithë bashkë”.
Edhe un
ë mendoja se ishte një ide e bukur, pasi pjesë e familjes isha edhe unë. Ëndërroja detin me dallgëdhe lojërat në rërë. Ata do të luanin me top dhe kur ta hidhnin atë larg, do të shkoja unë për ta marrë. Mëpas, në dhomën e tyre të gjumit lindi një debat dhe arrita të dëgjoja:
“Me qenin si do t’ia b
ëjmë?”
“Ti duhet ta rregullosh, ti e solle n
ë shtëpi dhe ti je pronari i tij”.

Në mëngjes, i zoti i shtëpisë më zgjoi shpejt dhe më kërkoi të shkoja në makinën e tij. Më lidhi një kollare paksa të ngushtë, por nuk duhet të ankohesha. Po shkonim në plazh dhe mezi e prisja atë moment. U futa në makinë duke kërcyer dhe u ula në njërën nga sediljet e pasme. Udhëtimi dukej sikur nuk kishte tëmbaruar. Pyesja veten çne që plazhi ishte aq larg.

Më zbriti nga makina, pasi lidhi kollaren time me një zinxhir. Mendova se donte të luanim, por ai e lidhi zinxhirin rreth një shtylle dhe shkoi drejt makinës. E ndezi atë dhe u largua. Mendoja se po bënte shaka, por koha kalonte dhe ai nuk po kthehej. Erdhi mbrëmja dhe unë vazhdoja të mendoja për kthimin e tij. “Mos ndoshta po më ndëshkojnë për atë herë, kur urinova në dhomë? Apo për atë rast kur hëngra ushqim mbi divan?”, ishin mendimet që më kalonin në mendje.

Nata mbërriti dhe ai e dinte se kisha frikë nga errësira. Ama nëse do të kthehej, do ta falja. Më zuri gjumi në tokë, pa ngrënë e pa pirë. Kur u zgjova, nuk mund të ëndërroja më për plazhin, pasi e kuptova se mëkishin braktisur. Isha kthyer në një barrë për ta”.

Mendoni me kujdes përpara se të merrni një qen, apo çfarëdo kafshe shtëpiake. Mendoni për gjithçka që u bëni, kur i braktisni apo i zëvendësoni. “Mund ta njohësh zemrën e një personi nga mënyra se si i trajton kafshët”, do të thoshte Immanuel Kant.

You may also like