Mund ta kthejë nga frigoriferin e Tokës, në radiatorin e saj – Shqip

by admin
Spread the love

Deti i ngrirë që rrethon Antarktidën ka qenë nën çdo nivel të regjistruar në dimër këtë sezon. Janë pamjet satelitore që tregojnë një pikë referimi shqetësues për një rajon që dukej se po i rezistonte ngrohjes globale.

“Është larg çdo gjëje që kemi parë”, tha Walter Meier, i cili monitoron detin e ngrirë.

Ekspertët paralajmërojnë se një Antarktidë e paqëndrueshme mund të ketë pasoja të mëdha. Akullnajat e mëdha të Antarktidës rregullojnë temperaturën e planetit, pasi sipërfaqja e bardhë reflekton energjinë e Diellit përsëri në atmosferë dhe gjithashtu ftoh ujin.

Pa akullin që freskon planetin, Antarktida mund të kthehet nga frigoriferi i Tokës, në radiatorin e saj. Shkencëtarët po përpiqen të identifikojnë të gjithë faktorët që çuan në nivelin e ulët në ngrirjen e detit.

Akulli në det formohet gjatë dimrit. Në verë shkrihet dhe është pjesë e sistemit të ndërlidhur në Antarktidë. Akulli në det vepron si mbrojtës për akullin që mbulon tokën pasi ndalon oqeanin që të ngrohet./tvklan.al

 

You may also like