Mund ta kisha dëmtuar Tean si personazh, por po hesht. Ajo vazhdon…

by admin
Spread the love

Autorja e emisionit ‘Përputhen’, Olsa Muhameti ishte e ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin ‘Wake Up’ në Top Channel. Ajo është ndalur të flasë edhe rreth vajzave të ‘Përputhen’, të cilat janë bërë së fundmi pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Big Brother VIP Albania, duke komentuar Efin e Tean.

Duke folur për këtë të fundit, Olsa tha se Tea akuzon të tjerët për disa situata që ajo i ka krijuar vetë. Ndër të tjera, ajo tha se mund edhe ta kishte dëmtuar ish-konkurrenten e ‘Përputhen’ si personazh, por nuk e ka bërë, duke zgjedhur të heshtë.

Gjërat mes meje dhe Teas nuk janë sheshuar tamam, por kam qasjen që gjithmonë t’i respektoj dhe t’i fal. Tea vazhdon akoma dhe akuzon të tjerët për situata që i ka krijuar vetë dhe është bërë pjesë e lojës vetë, pa e drejtuar askush nga ne. Tea i di shumë mirë këto.

Unë Tean mund ta kisha dëmtuar shumë si personazh, por heshta në atë kohë dhe po hesht sepse nuk kam dashur ta dëmtoj”, u shpreh Olsa Muhameti në programin e mëngjesit ‘Wake Up’ në Top Channel. Kujtojmë që Tea ka pasur një debat shumë të fortë së fundmi me Luiz Ejllin, me të cilin kishte krijuar edhe një miqësi të mirë.

You may also like