Muhamed Zekiri: Nuk ndihem fajtorë për veprën e ngarkuar!

by admin
Spread the love




Ish Sekretari i Qeverisë, Muhamed Zekiri në Gjykatën Themelore në Shkup, deklaroi se nuk ndjehet fajtorë për veprën të cilën e kanë ngarkuar.

Nga ana tjetër, prokurorja Katerina Kollareviq deklaruar se me provat e siguruara materiale dhe verbale, do të dëshmojnë fajësinë.

“I akuzuari Muhamed Zekiri ka pasur detyrën e emëruar Sekretar i Përgjithshëm i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, dhe si bartës i atij funksioni shtetëror e ka bërë veprën penale, në kuadër të së cilës, me vetëdije, nuk ka vepruar sipas procedurave adekuate për furnizime publike siç është e parashikuar në Ligjin për furnizime publike, ndërsa shërbimet konkrete kanë të bëjnë me marrëveshje për shërbime konsultative”, ka deklaruar prokurorja, raporton SHENJA.


You may also like