Muçi e Çelhaka festojnë Kupën e Polonisë, mposhtën në finale kryesuesen e kampionatit

by admin
Spread the love

Ernest Muçi dhe Jurgen Çelhaka festojnë për herë të parë Kupën e Polonisë. Legia e Varshavës, pjesës e së cilës janë dy futbollistët shqiptarë, triumfoi në finale ndaj Rakow (kryesuesja e Esktraklasa) pas goditjeve të 11-metërshave, teksa koha e rregullt dhe shtesat u mbyllën me rrjeta të paprekura.

Në këtë finale, Muçi u aktivizua titullar (u zëvendësua në minutën 43-të nga një mbrojtës për arsye teknike), ndërsa Çelhaka u hodh në fushë në minutën e 85-të.

Duhet theksuar se Legia luajti që nga minuta e gjashtë me një lojtar më pak, pasi mbrojtësi Riberio u ndëshkua me karton të kuq.

Edhe pse në inferioritet numerik, skuadra kryeqytetase ia doli ta ruante të paprekur rrjetën e portës së saj, për të triumfuar në goditjet e penalltive 6-5.

Futbollistët e Legias i realizuan të gjitha goditjes, ndërsa në serinë e gjashtë dështoi Wdowiak i Rakow.

Për Çelhakën është trofeu i parë si futbollist i Legias, ndërsa Muçi ka festuar edhe titullin kampion në sezonin 2020-2021.



Top Channel

You may also like