Muajin e fundit do luaj fort!

by admin
Spread the love

Luizi i tha Teas që nuk ka qenë aspak aktive në shtëpinë e Big Brother dhe gjasat janë që ajo të lërë shtëpinë e Big Brother VIP këtë të shtunë.

Por Tea i tha Nitës se nuk ka dëshirë të aktivizohet, sepse nuk do t’i bie në qafë askujt. Tea shtoi se ajo do e nisë lojën e saj në muajin e fundit të Big Brother.

Nita e pyeti se pse ajo nuk luan tani, duke qenë se e ka aftësinë për të luajtur. Por, sipas Teas, ajo ka dëshirë që publiku ta shohë ashtu siç është vërtetë dhe se nuk ka pse krijon situata të kota, vetëm për të qëndruar në shtëpi.

Kujtojmë se kjo e fundit, është në nominim këtë javë me Dean dhe Oltën dhe njëra prej tyre do të lërë shtëpinë…

You may also like