“M`u dogj e gjithë familja” – Një anëtar i familjes Jahi me një deklaratë prekëse për gazetën “Slonoden Pecat”

by admin
Spread the love

“M`u dogj e gjithë familja”, i ka thënë një anëtar i familjes Jahi nga Shkupi-Veri, i cili humbi 10 anëtarë në tragjedinë në Bullgari, së bashku me anëtarët e familjes Muhaxheri me të cilët kanë lidhje.

Familja tha se të afërmit e tyre kanë shkuar në një udhëtim turistik në Stamboll dhe siç thonë ata kanë shkuar në një “udhëtim për të mos u kthyer kurrë”.

“Slonoden Pecat” merr vesh se në aksident ka vdekur edhe mësuesja Fikrije Iseni (1982) në shkollën fillore në Studeniçan të Shkupit, së bashku me vajzën e saj të mitur (Anisa). Edhe dy persona të tjerë kanë vdekur nga kjo rrethinë, transmeton portali Shtegu.

Mësimi në shkollën fillore “Ismail Qemali” në Çair është ndërprerë pasi gjashtë nga fëmijët që humbën jetën në tragjedinë në Bullgari janë nga ajo shkollë. Siç ka mësuar “Free Press” nga burime nga terreni, nxënësit janë të mërzitur, duke qarë dhe është e pamundur që mësimi të zhvillohet.

You may also like