MPPS: Fillon puna intensive për ligjin e ri të punës

by admin
Spread the love



Migrant labourers work on a construction site on October 3, 2013 in Doha in Qatar. Qatar, the 2022 World Cup host is under fire over claims of using forced labour. Global football’s governing body FIFA kicked off a crunch meeting behind closed doors, amid claims of rights abuses by Qatar and wrangling over plans to hold the tournament in the winter. AFP PHOTO / AL-WATAN DOHA / KARIM JAAFAR == QATAR OUT = (Photo credit should read KARIM JAAFAR/AFP/Getty Images)

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale nga sot fillon me punë intensive për ligjin e ri për marrëdhëniet e punës, me qëllim që të krijohet ligji i ri sistematik i cili do të përgjigjet në nevojat e një shoqërie bashkëkohore. Nga Ministria presin projekt-versioni të bëhet gati para fillimit të pushimeve vjetore, ndërsa menjëherë pas përfundimit të tyre të hapet një debat i gjerë publik.

“Në përgatitjen e ligjit të ri për marrëdhënie pune, do të marrin pjesë të gjithë faktorët në shoqëri, përfaqësues të punëtorëve, punëdhënësit, Organizata ndërkombëtare e punës, ekspertë nga fusha e punës. Në dialog të hapur me partnerët social, do të punohet në zgjidhje ligjore e cila njëkohësisht do të sigurojë mbrojtje dhe promovim më të madh të të drejtave të punëtorëve dhe nga e cila zgjidhje duhet të jenë të kënaqur edhe punëtorët edhe punëdhënësit”, informojnë nga MPPS.

Ligji i ri për marrëdhënie pune, thonë, do të harmonizohet me standarde ndërkombëtare dhe do ta theksojë vlerën e dialogut social. Për përgatitjen e ligjit, veçanërisht e rëndësishme është mbështetja të cilën Ministria e Punës dhe Politikës Sociale e merr nga Organizata Ndërkombëtare e Punës.


You may also like