MPJ: VMRO-DPMNE shkakton dëme me plasimin e spekulimeve për tërheqjen e ambasadorit në Japoni

by admin
Spread the love

Siç e kemi bërë të ditur tashmë, tërheqja e ambasadorit të deritanishëm në Japoni është bërë në procedurë të rregullt, në përputhje me rregulloret ligjore dhe rregulloret e brendshme në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe duke respektuar të gjitha procedurat.

Me këtë rast, na lejoni t’ju informojmë se Komisioni në kuadër të Ministrisë ka konstatuar arsye për tërheqjen e ambasadorit të cilat nuk përkojnë me sulmet e paraqitura nga VMRO-DPMNE dhe përfaqësuesit e saj.

Duke postuar spekulime dhe pretendime të paverifikuara që nuk janë konfirmuar, i shkaktohet dëm personal personit, familjes dhe njerëzve të tij të afërt; VMRO-DPMNE me këtë sjellje jo vetëm që e ka humbur busullën morale, por dëmton drejtpërdrejt diplomacinë dhe marrëdhëniet me një vend mik siç është Japonia.

Ministria e Punëve të Jashtme

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like