MPJ: Shtetasit tanë urgjentisht të largohen nga Ukraina për shkak të rrezikut nga eskalimi ushtarak

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




Për shkak të përkeqësimit serioz të situatës së sigurisë në dhe rreth Ukrainës, Ministria e Punëve të Jashtme u bën thirrje shtetasve tanë që janë ende në Ukrainë, që të largohen menjëherë nga vendi për shkak të mundësisë së përshkallëzimit të konfliktit. Ndërkaq, atyre që cilët planifikojnë që në periudhën e ardhshme ta vizitojnë Ukrainën, të shmangin udhëtimet në atë vend.

“Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut monitoron nga afër situatën dhe është në komunikim të vazhdueshëm me partnerët dhe aleatët tanë me të cilët shkëmbejmë informacione dhe analiza për gjendjen aktuale në baza ditore”, thonë nga MPJ.

Nga MPJ rikujtojnë thirrjet e mëparshme drejt qytetarëve që ndodhen në Ukrainë e të cilët ende nuk i kanë lënë të dhënat e tyre në Ambasadë, të kontaktojnë Ambasadën e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Kiev, për të dorëzuar të dhënat e tyre në këto numra telefonit: +380442877882, +380663951190 dhe në e-mail: [email protected] që t’i lënë të dhënat e veta. Plotësisht, thonë nga MPJ, shtetasit tanë mund të drejtohen edhe në Minsitrinë e Punëve të Jashtme në numrin kujdestar +389 75 273 732 dhe në e-mail adresën në vijim: [email protected]


You may also like